Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

Nga Gazment Janku
1 Nëntor 2026, 12:47 | Kronikë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë rreth 150 metra larg aksit rrugor, në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj, në Librazhd.

Në timonin e automjetit, me targa AB178DV, ndodhej 22-vjeçari Renis Pajtim Kalnxhi, i cili është transportuar në Spitalin e Librazhdit. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar persona të tjerë që mund të kenë qenë në automjet. Ndërkohë, pranë mjetit të dëmtuar është gjetur një armë zjarri, tip pistoletë.

Burime bëjnë me dije për A2CNN se drejtuesi i automjetit dyshohet se ishte përfshirë në një konflikt dhe ishte dëmtuar përpara se automjeti të dilte nga rruga.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa veprimet e mëtejshme hetimore do të ndiqen nga Komisariati i Policisë Librazhd. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos