Të shtëna me armë zjarri në Alabama, një i vdekur dhe tetë të plagosur

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2026, 12:43 | Bota

Të shtëna me armë zjarri në Alabama, një i vdekur dhe

Të paktën një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pas një ndeshjeje futbolli në Birmingham të Alabamës në SHBA, bëjnë të ditur autoritetet e rendit.

Policia e Birminghamit njoftoi se të paktën një person është ndaluar në lidhje me ngjarjen.

Autoritetet bënë me dije se 9 persona u qëlluan me armë zjarri, ndërsa të paktën njëri prej tyre u konfirmua i vdekur. Një tjetër i plagosur ndodhej në gjendje kritike, ndërsa shtatë të tjerët ishin në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

“Efektivët sekuestruan disa armë zjarri në vendngjarje, të cilat u dorëzuan në dhomën e provave. Një person është ndaluar dhe është dërguar në selinë e Policisë së Birminghamit për t'u marrë në pyetje. Vendi i ngjarjes mbetet aktiv dhe informacionet janë ende në zhvillim”, thuhet në njoftim.

Të shtënat ndodhën pranë stadiumit “Legion Field”, ku më herët gjatë së shtunës ishte zhvilluar ndeshja e futbollit “Magic City Classic”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos