Botërori i Peshëngritjes, Qerimaj renditet i pesti

Nga A2 CNN
11 Shtator 2023, 18:54 | Sporte të tjera
Botërori i Peshëngritjes, Qerimaj renditet i pesti

Peshëngritësit shqiptarë, Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, kanë arritur të marrin rezultate relativisht të mira në Botërorin e zhvilluar në Rijad të Arabisë Saudie.

Ata garuan në peshën 81 kilogramë, ku më mirë u rendit shkodrani Erkand Qerimaj, i cili arriti vendin e pestë në shkëputje me 156 kg dhe u rendit i shtati në dygarësh me 338 kg.

Një paraqitje të mirë bëri edhe Briken Calja, i cili u rendit i teti në kategorinë e tij me 337 kg. Ata garuan në një peshë ku morën pjesë më shumë se 40 sportistët më të mirë të botës.

A post shared by Federata Shqiptare e Peshengritjes?️‍♂️ (@albanianweightliftingfed) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos