Përmbyset mjeti sportiv që po drejtonte, humb jetën 46-vjeçari në Kukës

Nga A2 CNN
31 Tetor 2026, 20:02 | Kronikë

Përmbyset mjeti sportiv që po drejtonte, humb jetën

Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht.

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç (drejtuesi i mjetit), ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit, shkruan A2.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos