“Dita jonë” e nis sezonin e ri me Platonin, teoricienin e marrëdhënieve njerëzore

Nga A2 CNN
11 Shtator 2023, 08:21 | Lifestyle
“Dita jonë” e nis sezonin e ri me Platonin, teoricienin e

I lindur në një familje të shquar dhe të pasur në Athinë, Platoni ia ka kushtuar jetën e tij një qëllimi: të ndihmojë njerëzit të arrijnë atë gjendje, që ai e quajti “lumturi” ose më saktë “përmbushje”.

Ajo që i bashkon këto ndjenja është ambicia dhe idealizmi i tyre. Platoni donte që filozofia të ishte një mjet për të na ndihmuar të ndryshojmë botën.

Ai është një nga teoricienët e mëdhenj të marrëdhënieve. Libri i tij “Simpoziumi”, është një përpjekje për të shpjeguar se çfarë është në të vërtetë dashuria.

Askush para Platonit nuk e kishte bërë pyetjen kyçe: Pse i pëlqejmë ne gjërat e bukura? Ai gjeti një përgjigje interesante: Ne shohim tek ato një pjesë të “mirësisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos