Shpërthim me lëndë plasëse në tarracën e një dyqani në Tufinë

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2026, 10:04 | Kronikë

Shpërthim me lëndë plasëse në tarracën e një

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në tarracën e një dyqani lulesh në pronësi të 65-vjeçarit me inicialet A.K., në Tufinë. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Policia ka indetifikuar autorin e dyshuar.

“Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Për shkak të vijimit të hetimeve, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij”.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos