30 vjet në Shqipëri, fshatrat e fëmijëve SOS, 13 mijë e 298 individë të mbështetur

Nga Armend Pire
1 Nëntor 2026, 10:26 | Sociale

Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, SOS, shënon 30-vjetorin e veprimtarisë në Shqipëri. Gjatë këtyre tri dekadave, 13,298 individë janë mbështetur përmes programeve të kujdesit alternativ dhe fuqizimit të familjeve e komuniteteve, ndërsa rreth1,500 familje kanë përfituar mbështetje, nga të cilat mbi 900 kanë forcuara aftësitë dhe kapacitetet për t’u kujdesur për fëmijët e tyre.

Gjithashtu, 294të rinj kanë lënë kujdesin rezidencial dhe kanë nisur rrugëtimin drejt jetës së pavarur. Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri ka kontribuar në procese të rëndësishme të reformës sociale, përfshirë zgjatjen nga 15 në 18 vjeç të moshës së mbështetjes për të rinjtë që largohen nga kujdesi alternativ.

Mbi1,000 profesionistë nga institucionet shtetërore, bashkitë, shërbimet sociale dhe organizatat e shoqërisë civile kanë përfituar nga trajnime dhe mundësi zhvillimi profesional të mbështetura nga organizata.

Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri e ka zgjeruar veprimtarinë e saj dhe operon në shtatë bashki të vendit, duke mbështetur fëmijët, të rinjtë, familjet dhe komunitetet, si dhe duke kontribuar në zhvillimin profesional të specialistëve që punojnë në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos