Armët sekrete të Ukrainës në luftën kundër Rusisë janë… të rreme

Nga A2 CNN
12 Shtator 2023, 14:58 | A2 CNN në Ukrainë
Armët sekrete të Ukrainës në luftën kundër

Ukraina po përdor armë sekrete kundër Rusisë. Veçantia e tyre është se ato janë të… rreme.

Një dron iranian Shahed, i komanduar nga forcat ruse, drejtohet për nga sistemi mbrojtës ukrainas… Objektivi shpëton dhe ushtarët ukrainas shpërthejnë në festë.

Por rusëve u shpëtoi edhe diçka tjetër… Një sistem mbrojtës i rremë, pjesë e një arsenali të plotë armësh false që janë shfaqur nëpër Ukrainë. Armët e rreme janë shumë të lira për t’u ndërtuar dhe po aq shumë të dobishme.

Një top amerikan Howitzer kushton nga 2 deri në 4 milionë dollarë. Ndërsa ky kushton vetëm 1000 dollarë. Praktikisht është ndërtuar me tuba kanalizimesh. Por puna është se, sa herë që një prej këtyre goditet, shpëtohet një sistem i vërtetë. Dhe kjo i bën rusët të harxhojnë kohë, energji dhe para.

Sfida për punëtorët e kësaj fabrike çeliku që nuk kishte asnjë lidhje me armët para luftës, është përditësimi i projekteve për të krijuar kopje të rreme të armëve gjithnjë e më të sofistikuara që i vijnë Ukrainës.

Pavarësisht kësaj taktike, zyrtarët ukrainas pranojnë se luftimet në frontin lindor kanë qenë të ashpra. Pylli në periferi të qytetit lindor Kremina ka qenë një fushëbetejë për gjithë ecurinë e luftës. Por kundërofensiva i ka bërë edhe më të ashpra betejat e përditshme.

Yuri Mykuliak, komandant i forcave speciale, sapo është kthyer nga atje me luftëtarët e tij. “Na duhen municione. Pa raketat me precizion të lartë, artileri me rreze të gjatë dhe municione, nuk mund të luftojmë si duhet”, thotë ai.

Pas tij qëndron një prej tankeve rusë, që ushtarët e tij morën në Irpin, vitin e kaluar, gjatë ditëve të para të luftës. Ai thotë se mungesa e municioneve ka qenë e vazhdueshme në këtë luftë.

Sipas tij, Ukrainës i është dashur të shfrenojë krijimtarinë për të ruajtur vijën e frontit. “Po përpiqemi të përdorim zgjuarsinë ushtarake dhe përvojën në luftime për të mashtruar armikun dhe për të shpikur gracka të reja”, thotë Mykuliak.

Puna vazhdon edhe larg frontit. Në fabrika si kjo, ku perfeksionohet arti i armëve të rreme. Masa e suksesit, sa shpejt shkatërrohet pasi vendoset në një fushë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos