I vuri flakën tokës së tij, por dogji tre banesa, arrestohet 36-vjeçari në Finiq

Nga A2 CNN
12 Shtator 2023, 18:18 | Kronikë
I vuri flakën tokës së tij, por dogji tre banesa, arrestohet

Policia e Shtetit njofton se ka vënë në pranga 36-vjeçarin Mario Buzuka, i cili ditën e djeshme dogji një sipërfaqe të konsiderueshme toke në Finiq, përfshirë edhe tre banesa.

“Kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari që i vuri zjarrin tokës së tij, ditën e djeshme, dhe nga përhapja e flakëve u përfshi një sipërfaqe shumë e madhe, u dogjën pjesërisht 3 banesa dhe u rrezikuan disa të tjera.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Patrullës së Përgjithshme, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim M. B., 36 vjeç, banues në fshatin Livinë, Finiq.

Ky shtetas dyshohet se më datë 11.09.2023, rreth orës 11:00, ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Livinë, bashkia Finiq dhe kur pa parë se zjarri po dilte jashtë kontrollit, është larguar. Zjarri, i favorizuar nga era, mori përmasa dhe për pasojë u dogjën pjesërisht 3 banesa në fshatin Livinë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos