
Janë ndarë çmimet IgNobelët për vitin 2023. Janë çmimet kushtuar anës më të çuditshme dhe më të çmendur të shkencës. Ndër kërkimet mbi fituesit ka nga ato përse mësuesit e mërzitshëm i kanë bezdisur nxënësit dhe pasojat e sjelljes seksuale të açugeve në lëvizjen e ujërave sipërfaqësore të oqeanit. Vlen të përmendet gjithashtu një studim mbi teknologjinë e banjove të Stanford, të pajisura me sensorë për analiza në kohë reale.
Ndër fituesit ishte gjithashtu edhe një raport se pse disa paleontologë lëpijnë fosilet. Uji ishte tema e këtij edicioni, i katërti me radhë i organizuar online për shkak të pandemisë Covid. Për 33 vjet, revista Annals of Improbable Research, me drejtorin e saj Marc Abrahams, ka rishikuar artikuj të botuar në revista shkencore në kërkim të diçkaje të çuditshme dhe të aftë për të ngjallur të qeshura, me mbështetjen financiare të shoqatave të fantashkencës dhe studentëve në fizikë nga universitetit i Harvardit.
Fituesit e IgNobel u prezantuan, si çdo vit, nga Nobelë autentikë, si Frances Arnold, që mori çmimin për Kimi në 2018, Peter Doherty, i cili fitoi Nobelin për Mjekësi në 1996 dhe Wolfgang Ketterle, i cili fitoi Nobelin për Fizikë në 2001. (A2 Televizion)