Kërcimi me shkop, suedezi Duplantis thyen për herë të shtatë rekordin botëror

Nga A2 CNN
18 Shtator 2023, 10:34 | Sporte të tjera
Kërcimi me shkop, suedezi Duplantis thyen për herë të

Atleti suedez, Armand Duplantis, nuk di të ndalet, teksa edhe këtë herë ka thyer një tjetër rekord botëror në kërcimin me shkop.

Si asnjë sportist tjetër, 24-vjeçari arriti të kërcejë 6.23 metra në finalen e Stokholmit të  Diamond League.

Duplantis theu rekordin e mëparshëm 6.22 metra të vendosur sërish nga ai në shkurt të këtij viti në Francë. Një sukses i jashtëzakonshëm ky për Duplantis që thyen për herë të shtatë rekordin botëror në kërcimin me shkop.

EJ Obiena nga Filipinet përfundoi i dyti me 5.82 metra, ndërsa atleti amerikan Sam Kendricks u rendit i treti me 5.72 metra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos