Thirrjeve për fundin e luftës, nga pallati I qelqtë në Okb, Moska ju përgjigj me një valë të egër bombardimesh rreth Ukrainës, në atë u cilësua si sulmi më I rëndë në disa javë.
Në shënjestër u vu infrastruktura energjetike, ku si pasojë zona të tëra u zhytën errësirë në perëndim, qendër dhe lindje, në rajonet e Kiev, Rivne, Zhitomir, Dnipropetrovsk dhe Kharkiv.
Sipas autoritetet të paktën 18 vetë mbetën të plagosur si pasojë e sulmeve ajrore, përfshirë një vajzë 9-vjeçare në Kiev, ndërsa në herson humbën jetën 2 persona.
“I numëruam ishin 42 shpërthime. 2 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë u plagosën”, tha një banor i Kherson.
Ukraina tha se Rusia kishte lëshuar43 raketa kruz ndaj shënjestrave të ndryshme gjatë natës, në disa valë sulmesh raketore, dhe se ushtria e Kievit kishte rrëzuar 36 prej tyre. Shpërthime të fuqishme tronditën Kievin në agim, me kryebashkiakun Vitali Klitchko që foli për7 persona të plagosur. Mbetje të raketave ranë në qendër të qytetit duke dëmtuar një sërë godinash, përfshirë një fabrikë të kompanisë Pepsi në rajon.
Ministria e Brendshme raportoi shpërthime edhe në Cherkasy, Kharkiv, Rivne, Vinnytsia, Lviv dhe Ivano-Frankivsk. Nga Nju Jorku, ku gjendet për Asamblenë e Përgjithshme të OKB, presidenti Volodimir Zelenski dënoi ashpër, atë që e quajti një tjetër sulm masiv. (A2 Televizion)