Kursi i këmbimit vijon luhatjet! Euro forcohet lehtë përballë lekut, rritet edhe dollari

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 13:14 | Ekonomi
Kursi i këmbimit vijon luhatjet! Euro forcohet lehtë

Tregu i këmbimit valutor vijon të jetë i destabilizuar.

Pas dy ditëve në rënie, euro e mbylli javën me një rritje të lehtë. Sipas kursit të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht me 106.37 lekë duke fituar 0.14 pikë në 24 orët e fundit.

Në shitje euro po këmbehet me 106.85 lekë, ndërsa po blihet për 106.23 lekë. Bashkë me euron janë forcuar edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari dhe paundi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos