Më shumë para nga buxheti për të papunët, sipërmarrja më në nevojë se kurrë për njerëz

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 17:20 | Ekonomi
Më shumë para nga buxheti për të papunët,

Në një kohë që sipërmarrjet po vuajnë për punonjës më shumë se kurrë më parë, në vend po shtohet numri i individëve që marrin pagesë papunësie. Matilda Çela është një prej tyre.

Kam përfunduar studimet dhe kam ardhur disa herë për të kërkuar punë, por nuk kam mundur të gjej.

Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se në gjysmën e parë të vitit dolën nga arka e shtetit plotë 404 milionë lekë nga 361 milionë në po të njëjtin hark kohor të një viti më parë. Zgjerimi i pagesave të papunësisë në harkun e një viti shkon në gati 12 për qind.

Qeveria shqiptare ka politike publike të kufizuara dhe individuale. Në këtë rast kemi individët me nevoja të veçanta që marrin pension për të ndihmuar disi me jetesën e tyre por jo plotësisht. Në këtë rast ministritë mund të bashkëvepronin në mënyrë që këta individë të përfshihen në tregun e punës sipas aftësive të tyre.

Studiues të jetës sociale dhe ekonomike të vendit vlerësojnë si tejet të rëndësishëm përfshirjen e individëve shpesh edhe të dekurajuar në tregun e punës. Në këtë rast nga buxheti do të dilnin më pak para dhe këta të fundit do të kontribuonin përmes punës së tyre.

Unë gjykoj në këtë rast qeveria duhet të vendosi një periudhë, një afat, pasi ka edhe individë nuk pranojnë për shkak të llojit te punës. Duhet të japim një periudhë 6 mujore, 1 vjeçare që ain ë këtë rast të mundtë gjejë punën, në të kundërt duhet të shkëputet pagesa pasi nuk është e drejtë në aspektin social, ekonomikë apo atë njerëzor.

Të dhënat nga “financat” tregojnë se në harkun e muajve janar-qershor u zgjeruan lehtë edhe shpenzimet për ndihmën ekonomike duke kapur nivelin e mbi 11.6 miliardë lekëve. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos