
Jo gjithmonë grabitjet mund të jenë të suksesshme. Por dështim si në rastin e një grabitje të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Korintho të Greqisë, rrallë se kemi parë.
Hajdutët kishin zgjedhur një teknikë jo të zakonshme për të shtënë në dorë bankomatin e vendosur brenda një furre buke, duke e hedhur në erë atë.
Shpërthimi i fuqishëm në Baths of Fair Helen tronditi lagjen rreth orës 03:30, ndërsa tre burrat e paidentifikuar që mbanin të veshur kapuç hodhën në erë ATM-në.
Para shpërthimit ata tërhoqën rrotullën e sigurisë së dyqanit me makinë, duke e shkëputur atë, e më pas depërtuan brenda duke shpërthyer ATM-në, sipas metodës plofkraak – me furnizim me gaz.
Mirëpo, fakti që lagjja u ngrit në këmbë e alarmuar bëri që ata të mos e merrnin dot kutinë e parave, por të dilnin me shpejtësi nga dyqani me një çantë që gjetën në banak, e cila kishte brenda vetëm 150 euro.
Menjëherë pas kësaj ata kanë hipur në makinën e tyre dhe janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa një orë më vonë makina e vjedhur që kanë përdorur për grabitjen u gjet e djegur pranë një manastiri. (A2 Televizion)