Censi shqiptar në bashkinë minoritare, bullgarët e maqedonasit “grinden” për etninë në Pustec

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 14:36 | Ballkani
Censi shqiptar në bashkinë minoritare, bullgarët e maqedonasit

Mosmarrëveshjet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut zbresin edhe në bashkinë minoritare të Pustecit, pak ditë pas nisjes së censusit nga shtetit shqiptar.

Nënkryetari i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim, ka denoncuar, sipas tij, presionet që po i bëhen minoritetit maqedonas në këtë bashki nga personalitete zyrtare të Bullgarisë.

Ai i ka cilësuar si ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë vizitat në Pustec të zv.presidentes bullgare dhe ambasadorit bullgar në Tiranë.

Sakaq ambasadori bullgar pas dhurimit të disa pajisjeve në qendrën shëndetësore të Pustecit, u shpreh se Bullgaria nuk lufton për numra, por për mënyrën se si njerëzit e shohin Bullgarinë.

Shqipëria njeh si pakica kombëtare si maqedonasit ashtu edhe bullgarët në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos