
Pavarësisht 18 milionë eurove të tërhequra nga tregu valutor nga Banka e Shqipërisë dhe KESH, euro e ka nisur edhe këtë javë në rënie.
Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht me 107.17 lekë duke humbur 0.2 pikë në raport me fundjavën.
Në shitje euro po këmbehet me 106.58 lekë, ndërsa po blihet për 105.74 lekë. Bashkë me euron janë zhvlerësuar edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi. (A2 Televizion)