All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Vdes bosi mafioz i “Cosa Nostra” Matteo Messina Denaro

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 08:05 | Bota
Vdes bosi mafioz i “Cosa Nostra” Matteo Messina Denaro
All - Paragraf - 1

Pas një agonie disaditore, vdiq në spitalin e L’Aquila, Matteo Messina Denaro, bosi mafioz i Cosa Nostra-s i arrestuar në janar pas 30 vitesh në arrati.

Bosi mafioz 62-vjeçar vuante nga një formë e rëndë e kancerit të zorrës së trashë, e cila u diagnostikua, ndërsa ishte ende në kërkim në fund të vitit 2020. Dhe për shkak të tij, karabinierët e ROS dhe prokuroria e Palermos arritën në gjurmët e bosit mafioz, i cili arriti t’i shpëtojë drejtësisë për 30 vjet. Pas kapjes së tij, Messina Denaro iu nënshtrua kimioterapisë në burgun e L’Aquila ku një lloj infermierie ishte ngritur pranë qelisë së tij. 

All - Paragraf - 3

Një ekip onkologësh dhe infermierësh nga spitali i Abruzzo-s e ndoqën vazhdimisht pacientin, i cili ishte në gjendje shumë të rëndë.

Në 9 muajt e paraburgimit, kumbari i Castelvetrano iu nënshtrua dy operacioneve kirurgjikale të lidhura me ndërlikimet e kancerit. Ai nuk u shërua kurrë nga ajo e fundit, aq sa mjekët vendosën të mos e kthenin përsëri në burg, por ta trajtonin në një dhomë të sigurisë maksimale në spital, duke e trajtuar me terapi dhimbjeje dhe më pas duke e qetësuar. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos