
Terroristët e arrestuar për sulme ndaj Policisë së Kosovës dolën sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku iu caktua një muaj paraburgim secilit.
Prokuroria kishte kërkuar që të kërkohej masa e paraburgimit për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Kryerja e veprave terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.
Policia e Kosovës u sulmua në veri nga grupe terroriste ditën e diel. Si pasojë e sulmit, u vra polici Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, u vranë edhe tre terroristë, ndërsa u sekuestrua sasi e madhe armësh. (A2 Televizion)