Vrasja e 3 terroristëve në Kosovë, Serbia shpall 27 shtatorin ditë zie

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 10:16 | Kosova
Vrasja e 3 terroristëve në Kosovë, Serbia shpall 27 shtatorin

Serbia ka shpallur 27 shtatorin ditë zie, për 3 anëtarët e grupit kriminal që u vranë pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës. Lajmi është bërë me dije nga mediat serbe.

“Siç thuhet në njoftim, Qeveria e Serbisë kërkon nga të gjitha mediat dhe organizatorët e ngjarjeve publike që programin e tyre ta përshtatin me ditën e zisë të mërkurën, më 27 shtator, dhe në këtë mënyrë t’i bëjnë respekt për viktimat e “Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në mediat serbe.

Policia e Kosovës u sulmua në veri nga grupe terroriste ditën e diel. Si pasojë e sulmit, u vra polici Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, u vranë edhe 3 terroristë, ndërsa u sekuestrua sasi e madhe armësh.

Kjo ngjarje ka shërbyer për të rindezur konfliktin në veri të Kosovës, me Albin Kurtin dhe Aleksander Vuçiç që bëjnë fajtorë njëri-tjetrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos