Aksioni në veri, Kurti tregon bilancin e armatimit serb në manastir

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 08:24 | Kosova
Aksioni në veri, Kurti tregon bilancin e armatimit serb në manastir

Edhe një herë, Albin Kurti ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri. Kryeministri i Kosovës reagoi në rrjetet sociale, duke postuar bilancin e armëve të sekuestruara në manastirin e Banjskës dhe shtëpitë përreth.

Një autoblind, 24 makina ushtarake, 29 raketa anti-tank të mbushura e 7 të përdorura, bomba mortale të kalibrave të ndryshëm, granata dore, mina anti-tank, dinamit, eksploziv plastik, detonatorë elektrikë dhe mitralozë ishin mes arsenalit të armëve tashmë të sekuestruara.

Për të vijuar më tej me 3 revolverë me dhe pa silenciatorë, dronë, radio, kamera, veshje ushtarake, 6 harta satelitore e topografike, 32 smartphone, 32 karta telefonike, euro dhe dinarë serbë, ushqime dhe mijëra plumba të kalibrave të ndryshëm. 

“Pajisjet ushtarake të sekuestruara nuk lënë vend për dyshime: agresorët nuk kanë vepruar të vetëm, por të mbështetur nga shteti. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për sponsorizimin e terrorizmit”, shkruan Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos