
Me gjithë verën e lënë pas, bashkë me emigrantët e rikthyer në vendet ku jetojnë e punojnë, euro vijon të zhvlerësohet përballë lekut. Sipas kursit të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet aktualisht për mesatarisht 106.04 lekë.
Në raport me një ditë më parë euro ka humbur 0.33 pikë. në shitje valuta europiane po këmbehet me 106.47 lekë, ndërsa po blihet me 105.6 lekë. E kundërta po ndodh me dollarin.
Valuta europiane po shfaq forcimi edhe në këto ditë të para të tetorit duke kapërcyer nivelin e 101 lekëve. (A2 Televizion)