Rekord në janar-korrik me 20 milionë transaksione elektronike, ndikuan turistët

Nga A2 CNN
1 Tetor 2023, 13:42 | Ekonomi
Rekord në janar-korrik me 20 milionë transaksione elektronike, ndikuan

Për të tërhequr para nga banka dhe për të paguar kryesisht në supermarkete e restorante, qytetarët shqiptarë por edhe turistët e huaj kryen mbi 20 milionë transaksione në rrugë elektronike në harkun e muajve janar-korrik.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pjesa më e madhe e këtyre transaksioneve, mbi 12 milionë ishin për të tërhequr para nga bankomatet, ndërsa mbi 7.7 milionë për të paguar me anë të terminaleve elektronike.

Vlera e transaksioneve totale, si për të tërhequr para nga banka dhe për të paguar me kartë në harkun e muajve janar-korrik përllogaritet në 2.4 trilion lekë.

Të dhënat tregojnë se 1.8 trilionë lekë janë para të tërhequra nga bankat dhe 1.3 trilionë pagesa me kartë.

Kemi një rrite me 2.6 për qind në numrin e kartave të lëshuara në treg. Në volum kemi një rritje të transaksioneve në POS me 22 për qind dhe në vlerë ne mbi 33 për qind.

Në këtë ecuri, më e mira e regjistruar ndonjëherë ndikim ka pasur edhe shtimi i terminaleve të pagesave në mënyrë elektronike që në fund të korrikut përllogariten në 17 mijë e 550 nga 16 mijë e 626 vitin e shkuar.

Fakti që kemi pasur shumë turistë, që janë njerëz me kulturë të brumosur në kryerjen e pagesave në mënyrë elektronike, bashkë me përmirësimin  e bazës rregullatorë dhe atë infrastrukturore na ka çuar në këto rezultate.

Mungesa e terminaleve për pagesa elektronike ishte një ndër shqetësimit kryesore të turistëve gjatë sezonit turistik veror këtë vit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos