
Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e para të mëngjesit në hyrje të një lokali në rrugën “Prokop Mima” në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, lënda shpërthyese ishte vendosur pranë lokalit të shtetases Sh. Gj., teksa sasia e saj ka qenë e vogël.
Nga shpërthimi është dëmtuar vetrata e lokalit dhe xhami i një automjeti të parkuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)