Mediat serbe: 12 foshnje kanë vdekur në Kosovë, mungon oksigjeni. Reagon Ministria e Shëndetësisë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 09:14 | Kosova
Mediat serbe: 12 foshnje kanë vdekur në Kosovë, mungon oksigjeni.

Mediat serbe kanë publikuar lajme të rreme se, 12 foshnje kanë vdekur në Kosovë, pasi nuk ka oksigjen, duke e quajtur një katastrofë humanitare.

Ministria e Shëndetësisë ka hedhur poshtë këtë lajm të rremë, i cili së pari është publikuar në artikullin e gazetës online “Banjaluka24.com”, e më pas është shpërndarë edhe nga media të tjera serbe.

“Njoftojmë opinionin publik se këto pretendime janë të paqëndrueshme dhe pa bazë, sepse çdo kërkesë për donacione për Institucionet shëndetësore në komunat me shumicë serbe trajtohet nga Komisioni i Donacioneve dhe në asnjë rast nuk ka pasur vonesë të asnjë forme. Deri më tani, asnjë kërkesë e tillë nuk është refuzuar. Edhe përkundër mbylljes së përkohshme të pikave kufitare edhe më herët dhe tani, të gjitha produktet që importohen nga Serbia në përputhje me Ligjin për Pajisje dhe Produkte Medicinale, kanë bërë përjashtim. Ministria e Shëndetësisë ka qenë dhe vijon të jetë e gatshme në çdo kohë për furnizim dhe çfarëdo mbështetje tjetër që mund të kërkohet nga Institucionet shëndetësore të shtrira në të gjithë vendin pa përjashtim”.

Përballë një propagande të tillë nxitëse nga mediat serbe ka reaguar edhe profesori Dren Gërguri. 

“Dezinformata vjen nga mediat serbe. Është ngritur një tjetër çështje false, këtë herë një media serbe në Banja Luka, lidhur me Kosovën. Ministria e Shëndetësisë  e ka demantuar këtë propagandë pasi asnjë foshnjë nuk ka vdekur. #dezinformata rajonale”.

#Disinformation comes from the Serbian media, exhibit no. ∞ Another false issue was raised, this time a ?? media in Banja Luka ??, related to ??. @MSH_GovKS has demanted this #propaganda since no baby has died. #regionaldisinformation pic.twitter.com/DwH7UwS7JH

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se deri më tani, nuk kanë pranuar ndonjë ankesë qoftë në formë fizike apo atë elektronike nga asnjë institucion shëndetësor, siç pretendohet në artikullin e gazetës online “Banjaluka24.com”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos