“Dëmtimet nuk sollën rrezik për jetën”, Prokuroria lë në fuqi “plagosjen e lehtë” për Rrajat

Nga A2 CNN
7 Tetor 2023, 16:32 | Kronikë
“Dëmtimet nuk sollën rrezik për jetën”,

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për ngjarjen e ndodhur ne Borizan të Fushë Krujës ku pjesëtarë të fisit Rraja goditen me sende të forta anëtarët e fisit Maja.

Prokuroria pas përfundimit ekspertizës së dytë, ka lënë në fuqi akuzat për plagosje të lehtë me dashje dhe kanosje.

Sipas grupit të ekspertëve dëmtimet që u kanë shkaktuar nuk kane sjelle rrezik për jetën në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Pas akt-ekspertimit të parë Prokuroria kërkoi një tjetër ekspertim, i cili në datën 18 shtator rikonfirmoi të njëjtin rezultat.

Për ngjarjen e ndodhur në Borizanë në kërkim janë ende 6 persona. Ndërkohë, në një reagim, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, kërkoi rishikimin e akuzës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos