Pretendimet e Fredi Belerit, Durrësi cakton seancën për lejen nga burgu

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 17:10 | Kronikë
Pretendimet e Fredi Belerit, Durrësi cakton seancën për lejen nga

Kërkesa e Alfred Belerit për leje të posaçme nga burgu për t’u betuar si kryebashkiak para këshillit të Bashkisë Himarë, do të shqyrtohet në Gjykatën e Durrësit më 10 tetor. Përmes kësaj kërkese Beleri ankimon vendimin e Drejtorisë së Burgjeve, që i refuzoi lejen, që do t’i mundësonte marrjen e detyrës së kryebashkiakut.

Pas kalimit për kompetencë nga Gjykata e Posaçme në atë të Durrësit, kërkesa e tij ka kaluar një tjetër “ping-pong”, këtë herë mes gjyqtarëve. Burime për A2 CNN bëjnë me dije pas regjistrimit të kërkesës, shorti ka përzgjedhur gjyqtarin Rexhet Bekteshi për shqyrtimin e saj, i cili është tërhequr.

Më pas çështja i ka kaluar gjyqtares Besjana Gerxaj, që po ashtu ka hequr dorë nga shqyrtimi. Një raund i tretë shorti ka përzgjedhur gjyqtaren Entela Shedula si kryesuese të gjykimit. E teksa pret edhe nisjen e gjyqit të tij në Gjykatën e Posaçme, një kallëzim i bërë nga Beleri teksa ishte në qeli, ka çuar në SPAK në në ditët e fundit SPAK kryebashkiakun aktual të Himarës Jorgo Goro dhe ish-deputetin Artan Gaçi, bashkëshort i ish-ministres së jashtme Olta Xhaçka.

Sipas burimeve, Gaçi u pyet në lidhje me akuzat e ngritura në kallëzimin e Belerit, ku pretendohet se një pjesë e truallit në bregdetin e Himarës, ku Gaçi po investon si investitor strategjik, është përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve. Në dalje nga SPAK Gaçi nuk dha asnjë koment mbi arsyen e paraqitjes së tij në SPAK. Në kallëzimin e depozituar nga Beleri në muajin gusht janë kallëzuar, katër persona, mes të cilëve kryebashkiaku Jorgo Goro, Artan Gaçi, Olta Xhaçka.

Sipas kallëzuesit, ish-ministrja e Jashtme ka “shpërdoruar detyrën”, pasi duke mos deklaruar konfliktin e interesit, është përfituese në investimin strategjik për shkak të regjimit martesor me Gaçin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos