“Serbia shkeli marrëveshjen”, Osmani: Duhet të mbajë përgjegjësi për ngjarjet në Banjskë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2023, 11:01 | Kosova
“Serbia shkeli marrëveshjen”, Osmani: Duhet të mbajë

Me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Serbia shkeli marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve. Kështu u shpreh presidentja Vjosa Osmani në një reagim në rrjetin social X, pas takime vetë zhvilluara me udhëheqës europianë në samitin e Granadës në Spanjë. Ajo tha se kishte kërkuar shefi të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, që Serbia të mbahet përgjegjëse për ngjarjet në Banjskë.

“Gjatë takimit të Komunitetit Politik Europian u takova me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, për të diskutuar për aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e qartë të nenit 3 të marrëveshjes së 27 shkurtit, që parashikon obligime që palët të përmbahen nga kërcënimet apo përdorimi i forcës”, tha Osmani.

Marrëveshja, të cilës i referohet presidentja Osmani është arritur më 27 shkurt në Bruksel. Një muaj më vonë, Kosova dhe Serbia, u pajtuan në Ohër edhe për Aneksin e zbatimit të saj. Nene i 3 i ujisë, thotë se në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do ta zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre vetëm në mënyrë paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës.

Më 24shtator, një grup personash të maskuar dhe armatosur sulmuan policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit – komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe. Si pasojë e sulmit, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku ndërsa gjatë përleshjes së armatosur u vranë edhe tre nga agresorët. Kosova fajëson Serbinë se qëndron pas sulmit, organizimin e së cilit e ka marrë përsipër ish zv.kryetari i listës serbe, Milan Radoiçiç. Ky i fundit, ka mbështetjen e Beogradit dhe po hetohet në liri nga autoritetet atje. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos