All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

PS mes dy palëve të PD, konsensus për Izraelin, por jo për Kosovën

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 19:03 | Politikë
PS mes dy palëve të PD, konsensus për Izraelin, por jo për
All - Paragraf - 1

I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN, deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi ka folur me rezolutën që pritet të diskutohet në seancën e së enjtes për Kosovën.

Sipas Pëllumbit, parlamenti shqiptar duhet të tregojë pjekurinë e duhur dhe të ketë një rezolutë të përbashkët, pasi kjo është jo vetëm një mesazh i qartë për gjithë kombin shqiptar, por edhe për të treguar mbështetjen që Shqipëria duhet t’i japë Kosovës në këto momente të vështira në të cilën ndodhet.

All - Paragraf - 3

Ka një qëndrim për atë që po ndodh mes Izraelit dhe Palestinës, por nuk është arritur një konsensus për atë që ndodhi në Kosovë? A ka shanse për një konsensus dhe një rezolutë të Parlamentit të Shqipërisë që të dilet me një version të përbashkët?

Shpresoj shumë që parlamenti shqiptar të tregojë pjekurinë e duhur dhe të ketë një rezolutë të përbashkët. U kërkua nga opozita që të kemi një seancë me debat, ne e pranuam. Dhe në fund të pranojmë një draft të përbashkët final, që do të jetë si drafti i të gjitha palëve në Kuvend.

Shpresoj që në këto orë që kanë ngelur të mund të kemi një draft të përbashkët. Kjo pasi ne nuk duam që politika të jetë e shpërndarë dhe që politika të luajë me interesat e Kosovës. Ky është një mesazh i qartë për të gjithë kombin shqiptar dhe për mbështetjen që ne duhet ti japim në këto momente të vështira Kosovës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos