“Rritja shpreh një lloj optimizmi për ekonominë shqiptare në sytë e vendeve partnere, por ne nuk duhet të harrojmë se rritja 3,6 përqind është ende qesharake për një ekonomi në zhvillim siç është ekonomia shqiptare sepse me këto ritme rritjeje dhe me këtë bazë të ulët që ka GDP-ja shqiptare, ne duam të paktën 20 vite për të dyfishuar të ardhurat”.
Kështu u shpreh në A2 Business eksperti Altin Hoti foli teksa foli për situatën e ekonomisë shqiptare.
Ai tha më tej se ajo që është më problematike nuk është rritja ekonomike, por baza e rritjes ekonomike.
“Optimizmi për rritjen është jo kaq me bazë saqë mund të shprehemi. Në rritjen afatgjatë, ky është një tregues që nuk ka asnjë lloj efekti sepse është shumë i shtrirë në kohë për të realizuar dyfishimin e të ardhurave. Ajo që është më problematike nuk është rritja ekonomike, por baza e rritjes ekonomike. Dy shtyllat kryesore të rritjes janë turizmi dhe ndërtimi. Ndërtimi është i përqendruar në zona të caktuara dhe mbaron shumë shpejt. Turizmi, për vitin 2023 është një surprizë edhe për shkak të reklamës së madhe në kanale prestigjioze, por nuk ka një historik turizmi”, tha eksperti në A2 CNN. (A2 Televizion)