Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë me dije se Aleksandar Vuçiç do duhet të dënojë sulmin e 24 shtatorit, duke e parë si një mënyrë për rikthimin e qetësisë në veri të Kosovës.
Në konferencën për mediat, kreu i shtetit francez tha se propozimi franko-gjerman është i duhuri për t’i dhënë një zgjidhje konflikteve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Ai ka bërë me dije se mbajtja e zgjedhjeve, pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje dhe krijimi i asosacionit, janë hapat që palët do duhet të ndjekin.
“Ne e ndjekim me shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, ne kemi bërë një propozim që mendoj se është i mirë dhe presim që të respektohet nga të dyja palët, është përgjegjësia e Vuçiçit që të dënojë prerazi aktet e 24 shtatorit, se kontribuon me kthimin e qetësisë në veri dhe pastaj ajo që presim nga 2 palët është riorganizimi i zgjedhjeve, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asosacionit të komunave serbe nga Kosova dhe sipas kësaj radhe, pres që Vuçiç të jetë përgjegjës dhe të njëjtën gjë nga Kurti dhe Osmani, ju kemi besuar për vizat, por e kemi pezulluar sepse fjala nuk po mbahet”, tha Macron. (A2 Televizion)
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   