30 vjet Neptun, rrjeti më i madh i elektroshtëpiakeve feston mes ofertave

Nga A2 CNN
21 Tetor 2023, 14:04 | Aktualitet
30 vjet Neptun, rrjeti më i madh i elektroshtëpiakeve feston mes

Neptun feston 30-vjetorin e hapjes. E në këtë vit jubilar u inaugurua edhe dyqani i 30-të, me vendndodhje në lagjen Ali Demi. Interesi i klientëve ishte i jashtëzakonshëm. Markat më të mira dhe më cilësore të elektroshtëpiakeve erdhën në këtë inaugurim edhe me çmimet më të mira e më konkurruese në treg.

Ulje për çdo produkt, ndërsa 30 klientët e parë përfituan edhe një bonus prej 3 mijë lekësh dhuratë. Interesi më i madh i qytetarëve ishte për televizorët, pajisjet e gatimit si dhe elektroshtëpiaket e ndryshme.

Cilësia dhe shërbimi që Neptun ka ofruar në 30 vite ka krijuar klientë të kënaqur dhe besnik ndaj produkteve të reja.

Drejtori i shitjeve u shpreh se i gjithë ky sukses i dedikohet përkushtimit ndaj punës dhe shërbimit të klientëve.

Faleminderit që na u bashkuat në këtë ditë kaq të rëndësishme për ne. Sot është hapja e dyqanit të 30-të Neptun në Shqipëri dhe përkon me një arritje të rëndësishme, atë të 30 vjetorit të kompanisë dhe 30 vjetorin e grupit Balfin. 30 vjet më parë askush nuk mund ta imagjinonte suksesin e arritur deri më tani, por me punë të palodhshme dhe duke i qëndruar besnik klientëve, cilësisë së shërbimeve që ofrojmë dhe vlerave tona si pasioni, integriteti, përgjegjshmëria dhe përmirësimi i vazhdueshëm mundëm të arrijmë këtu ku jemi sot. Ju falënderojmë të gjithëve dhe ju premtojmë se dhe për 30 vitet në vazhdim do sfidojmë status quo e industrisë së elektroshtëpiakeve duke sjell një përvojë të përmirësuar për të gjithë klientët tanë.

Ofertat në dyqanin e 30-të Neptun do të zgjasin në datat 21, 22 dhe 23 tetor. Deri në fund të këtij viti do hapet edhe një tjetër dyqan duke e çuar numrin total në 31 dyqane Neptun. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos