Gjykata e Posaçme cakton masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Nga A2 CNN
22 Tetor 2023, 07:23 | Kronikë
Gjykata e Posaçme cakton masën e sigurisë “detyrim

Gjykata e Posaçme ka caktuar masë sigurie për ish-kryeministrin Sali Berisha, në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.

Për Berishën është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë shtetit”.

Po ashtu, me kërkesë të SPAK për të njëjtën çështje, është arrestuar mbrëmjen e të shtunës edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi si dhe është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për biznesmenin Fatmir Bekteshi.

SPAK ka nisur hetimet mbi këtë çështje pas një kallëzimi të bërë nga Taulant Balla në vitin 2020, asokohe kryetar i grupit parlamentar socialist. Në kallëzim, Balla akuzon Berishën, Malltezin, ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, dhe disa ministra të tjerë të qeverisë Berisha të viteve 2005-2013. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos