Raketat ruse godasin zyrën postare, viktima e të plagosur në Kharkiv, Kievi: Moska po vret civilë!

Nga A2 CNN
22 Tetor 2023, 12:14 | A2 CNN në Ukrainë
Raketat ruse godasin zyrën postare, viktima e të plagosur në

Gjashtë punonjës postarë u vranë dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një raketë ruse goditi një qendër shpërndarjeje në rajonin e Harkiv në Ukrainën Lindore. Presidenti Volodimir Zelenski, njoftoi në Telegram se ishte goditur qendra e Nova Poshta, ndërsa postoi edhe imazhe që tregonin godinën e dëmtuar.

Siç bën të ditur policia rreth 22 persona gjendeshin brenda, kur një raketë S-300 goditi rreth orës 22 e 30 të mbrëmjes.

“Një strukturë civile në Korotych, u godit dy herë me raketa S-300. 6 persona u vranë dhe të tjerë u plagosën. Dua të theksoj sërish se civilët kanë qënë në shënjestër dhe se nuk ka asnjë lidhje me ushtrinë.”

Guvernatori rajonal Oleh Syniehubov tha se viktimat ishin punonjës të postës nga mosha 19 deri në 42-vjeçare. Rusia nuk ka komentuar mbi sulmin e pretenduar, por në të kaluarën ka mohuar shënjestrimin e civilëve gjatë luftës në Ukrainë.

Kharkiv, që është qyteti i dyte më i madh i Ukrainës, pozicionohet vetëm 30 km nga kufiri me Rusinë dhe ka përjetuar disa prej bombardimeve më të rënda gjatë javëve të para të luftës. Sakaq, në jug, Ukraina vijon pa u ndalur kundërofensivën e nisur që prej muajit qershor.

Vendi i copëtuar nga lufta synon të shkëpusë korridorin tokësor të Rusisë me gadishullin e aneksuar të Krimesë. Por operacioni ka qenë deri më tani i ngadaltë, duke sjellë fitore të kufizuara territoriale.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos