Socialistët dhe ekstremistët arrijnë marrëveshje për qeverinë në Spanjë

Nga A2 CNN
24 Tetor 2023, 17:53 | Bota
Socialistët dhe ekstremistët arrijnë marrëveshje për

Pedro Sanchez është shumë pranë rizgjedhjes si kryeministër i Spanjës, pas marrëveshjes që Partia Socialiste arriti me partinë e ekstremit të majtë Sumar për formimin e qeverisë së re.

Prej muajit korrik, Spanja po përballej me një ngërç pasi Partia Popullore Konservatore doli fituese në zgjedhje por nuk arriti të gjente mbështetjen e mjaftueshme për të formuar qeverinë.

Kështu, “topi” kaloi në anën e Sanchez i cili nuk mundej të mos përfitonte nga kjo gjë për të marrë mandatin e radhës.

Përkrahja e Sumarit është vendimtare, por e pamjaftueshme për t’u siguruar se ai do ta kalojë votën në dhomën e ulët të Parlamentit.

Sanchez ka ende nevojë për mbështetje nga parti më të vogla rajonale, përfshirë nga separatistët katalonas.

Marrëveshja e arritur mes socialistëve dhe Sumerit përfshirë edhe kërkesën për shkurtimin e orëve të punës pa i ulur pagat dhe një plan kundër papunësisë tek te rinjtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos