Putini mbikëqyr testin e raketës bërthamor, rusët zbulojnë si të rrëzojnë predhat amerikane

Nga A2 CNN
25 Tetor 2023, 16:50 | Bota
Putini mbikëqyr testin e raketës bërthamor, rusët

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pa nga afër testimin e një rakete të re interkontinentale e cila mund të mbajë koka bërthamore, gjatë një stërvitje ushtarake.

Agjencia e lajmeve Tass raporton se raketa u nis nga kozmodromi i Plesetsk, teksa prova në fund rezultoi e suksesshme.

Ndërkohë, që nga luftimet në Ukrainë, forcat ruse i gëzohen faktit se tashmë kanë arritur të rrëzojnë dy raketa Atacms të prodhuara në SHBA, të cilat në fillim të verës mendohej se do të ndryshonin fatet e konfliktit që zgjat prej shkurtit të vitit të kaluar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, mbrojtja ajrore ka interceptuar dy raketa taktike Atacsm, prodhim amerikan, një raketë tokë-ajër e përshtatur për të goditur objektivat tokësore dhe dy raketa Himars”, shkruhet në reagimin e ushtrisë ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos