Ushtria izraelite ka publikuar para mediave, arsenalin e armëve dhe furnizimet në makina, që iu sekuestruan militantëve të Hamas, pas sulmeve të 7 tetorit. Bëhet fjalë për Granata, mina dhe raketahedhës. Këto armë të sekuestruara, përbëjnë vetëm 10% të totalit të armatimit që iu gjet militantëve të Hamas.
Po ashtu, ushtria izraelite thotë se ka gjetur në makinat e militantëve, sasi të jashtëzakonshme të pajisjeve dhe medikamenteve mjekësore, apo edhe ushqime, që edhe njëherë vërtetojnë idenë se grupi ishte përgatitur për një konflikt në terma afatgjatë. (A2 Televizion)
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   