Problem peshkimi në Maqedoni, Korani i Pogradecit del nga lista e specieve në zhdukje

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 09:11 | Aktualitet
Problem peshkimi në Maqedoni, Korani i Pogradecit del nga lista e specieve

Hedhja ndër vite e rasatit të koranit në Liqenin e Ohrit nga drejtoria e peshkimit në Pogradec, ka bërë që kjo specie të dalë nga lisita e specieve në zhdukje, siç ishte 5 vite më parë.

Natyrisht përveç hedhjes së rasatit, është disiplinuar dhe peshkimi, duke regjistruar gjithë peshkatarët të cilët janë orientuar për mënyrën e peshkimit.

Por puna e bërë nga pala shqiptare duket se nuk mjafton, pasi të dhënat flasin se autoritet maqedonase, jo vetëm që nuk hedhin rasat, por realizojnë edhe peshkim të papërshtashëm.

Drejtoria e peshkimit në Pogradec ka planifikuar që vitin e radhës të fillojë edhe hedhja e rasatit të Krapit, proces i cili nuk bëhet prej më shumë se 5 vitesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos