“Përmbytet” Durrësi, reshjet e dendura shkaktojnë probleme në qarkullimin e mjeteve

Nga A2 CNN
25 Tetor 2023, 15:05 | Aktualitet
“Përmbytet” Durrësi, reshjet e dendura shkaktojnë

Reshjet e dendura dhe me intensitet kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve këtë të shtunë në Durrës.

Situata paraqitet më problematike në rrugë dhe kryqëzimet e brendshme të qytetit, duke nisur nga lagjja 1, e duke vijuar në drejtim të stadiumit, lagjes 18, Shkozetit, plazhit, etj.

Kjo është panorama e përhershme e rrugëve të Durrësit, sa herë rikthehen reshjet, duke dëshmuar që pavarësisht investimeve të bëra, problematika e përmbytjeve nuk është zgjidhur.

Stuhia ka vijuar për disa minuta, e si pasojë është kufizuar edhe qarkullimi e automjeteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos