Shpëtohen pas 5 orësh turistët belgë të bllokuar në kanionin e Gjipesë

Nga A2 CNN
26 Tetor 2023, 06:37 | Bota
Shpëtohen pas 5 orësh turistët belgë të bllokuar

Dy turistë belgë të cilët ishin bllokuar në kanionin e Gjipesë janë shpëtuar pas 5 orësh kërkime. Policia Vlorës njofton se turistët ndodheshin në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se 2 turistë belg, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni. Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit janë nisur shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni, e 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos