Sirenat e ambulancave gumëzhijnë, ndërsa pacientët që kanë nevojë për oksigjen për të marrë frymë transferohen në spitalin e Monzës, një qytet që ka qenë një nga më të goditurit nga vala e dytë e koronavirusit në rajonin e Lombardisë. Punonjësit e Kryqit të Bardhë të Milanos, një organizatë jofitimprurëse e përbërë nga një numër i vogël stafi me pagesë dhe rreth 130 vullnetarë, u riorganizuan në fillim të vitit, pasi shërbimet e tyre ishin më urgjente se kurrë gjatë shpërthimit të parë të virusit në Europë. Tashmë duhet të përballen me të njëjtën betejë. Të veshur me mjete të plota mbrojtëse ata ndihmojnë në transferimin e pacientëve që kanë dalë pozitiv me Covid-19 dhe të atyre që dyshohet se e kanë sjellë virusin nga shtëpitë e tyre në spital. Pothuajse të gjitha thirrjet që ata marrin, janë nga njerëz që kanë nevojë për oksigjen. (A2 Televizion)
SPECIALE A2/ Heronjtë e rrugës
