
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua sot me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, për të diskutuar hapat e nevojshëm për reformën zgjedhore, përpara zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.
Duke pasur parasysh që mandati i Komisionit përfundon më 30 nëntor, ambasadori Tarran theksoi se është e rëndësishme të bëhet progres me përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, në kohën e duhur, në mënyrë përfshirëse dhe ndërpartiake.
“Një progres i tillë është thelbësor për të rritur besimin e publikut në proceset zgjedhore. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbetet e përkushtuar për të mbështetur dialogun politik konstruktiv dhe një proces gjithëpërfshirës të reformës zgjedhore”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)