3 të plagosur me armë në Mamurras, mes tyre 2 policë

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 14:31 | Kronikë

Tre persona, mes tyre dy efektivë policie, raportohet të kenë mbetur të plagosur këtë të martë në Mamurras. Nga raportimet paraprake mësohet se të dy policët janë plagosur në këmbë, por janë jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohen në qendrën spitalore në Kurbin.

Dy efektivët e plagosur mësohet se janë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, ndërsa Nikoll Vorfi është personi tjetër i përfshirë në këtë ngjarje.

Nga skena e ngjarjes

Nuk dihet ende si ka nisur konflikti, i nisur në një nga lokalet në qendër të qytetit, por nuk përjashtohen edhe pista e një sherri për motive politike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos