Eksploziv në derën e shtëpisë së një të dënuari për narkotikë

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 18:35 | Kronikë
Eksploziv në derën e shtëpisë së një të

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në derën e një banese në Orikum. Nga informacionet paraprake nuk ka raporte për të plagosur, por vetëm për dëme materiale.

"Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.", njofton policia.

Mësohet se banesa i përket Artan Xhelilaj, i dënuar për narkotikë, i cili ndodhet momentalisht në arrest shtëpie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos