3 viktima nga koronavirusi në Greqi

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 11:27 | Bota
3 viktima nga koronavirusi në Greqi

Autoritetet shëndetësore në Greqi raportojnë se dy persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 3 numrin e viktimave në total.

Viktimat janë një e moshuar 92 vjeçare dhe një 67 vjeçar që vuante nga sëmundje të tjera. Mësohet se dhe dy të afërm të së moshuarës janë izoluar në spital.

Deri tani numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin helen ka arritur në 190, 4 prej të cilëve raportohet të jenë shqiptarë.

Autoritetet greke kanë marrë masa të forta për të parandaluar përhapjen e  virusit duke mbyllur restorantet, kafenetë, baret dhe qendrat tregtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos