Këngë nga ballkoni, Italia në kor kundër koronavirusit

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 09:10 | Bota

Prej ditësh, italianët janë të izoluar në shtëpitë e tyre, po ashtu si edhe në vendin tonë, si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Me sheshet e rrugët e boshatisura, qytetarët, në zona të ndryshme të vendit fqinj, kanë dalë në ballkonet e tyre dhe kanë kënduar në kor.

Nga veriu në jug, të gjithë të mbyllur, por sërish të bashkuar. Një shembull pozitiv nga Italia fqinje, e cila është shteti më i goditur nga ky virus, i cili deri tani u ka marrë jetën mbi 1200 personave. (A2 Televizion)

https://twitter.com/i/status/1238479734557814785

A2 CNN Livestream

Latest Videos