Itali, më shumë se 250 viktima nga koronavirusi ditën e sotme

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 18:42 | Bota
Itali, më shumë se 250 viktima nga koronavirusi ditën e sotme

Sot Italia ka ndalur 3 minuta në orën 18, ku në një thirrje të qarkulluar në rrjetet sociale, të gjithë ata që kanë mundur kanë filluar të këndojnë himnin italian, si një shfaqje e unitetit kombëtar.

Por situata shëndetësore në vend është ende shumë e rëndë, dhe statistikat e tregojnë në mënyrë të pamëshirshme, me shifra që duke si ato të një lufte.  Vendi fqinj ka patur më shume se 2 mijë të infektuar ditën e kaluar, 17660 të infektuar në total.

Personat që kanë ndërruar jetën në 24 orët e fundit janë 250, për një total të 1266 të vdekurish.

https://a2news.com/2020/03/13/mjeket-kineze-zbarkojne-ne-itali-se-bashku-me-30-ton-pajisje-mjekesore/

Ajo që shqetëson më shumë janë personat në terapi intensive, 1328, dhe ato të shtruar në spital, 7426, që po çojnë në kolaps spitalet e vendit.                                                                                                                                                                  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos