Kanë kaluar vetëm 3 vjet, por megjithatë duket si një jetë më parë. Ishte 19 maji i vitit 2019 kur Harry dhe Meghan Markle u kurorëzuan në martesë, me një ceremoni të denjë për princat dhe princeshat e përrallave. Shumë gjëra kanë ndodhur që nga ajo kohë. Djali Archie ka ardhur në jetë dhe një motër e vogël pritet së shpejti, ndërsa ata u larguan nga Londra në Los Anxhelos drejt pavarësisë më të madhe dhe dhanë intervista tronditëse që goditën në zemër monarkinë.
Në fillim u duk se Harry dhe Meghan kishin gjetur vendin e tyre pranë Kate dhe William, Fab Four i quante shtypi. Por ngadalë, të çarat filluan të shfaqeshin dhe u zgjeruan për t'u bërë gropa. Intoleranca e tyre për jetën në oborr u bë gjithnjë e më e fortë dhe i bëri ata të prishnin marrëdhëniet me familjen mbretërore. Në Prill të vitit 2020 ata braktisën Londrën dhe detyrimet e tyre mbretërore.
Në Kaliforni, Harry dhe Meghan po ndërtojnë një jetë të re, edhe pse jo aq të zakonshme sa njoftuan fillimisht. Nëse nga njëra anë ata kërkojnë konfidencialitet, nga ana tjetër ata nuk shmangin ekspozimin në media midis intervistave dhe deklaratave publike. Në vilën e tyre në Montecito, afër Los Anxhelosit, ata gëzojnë dashurinë dhe familjen e tyre në rritje, të lumtur për të festuar një vit tjetër së bashku. (A2 Televizion)