Tom Cruise është fotografuar ndërsa tregon një kujdes të jashtëzakonshëm ndaj respektimit të rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.
Gjatë filmimeve të “Mission Impossible 7”, aktori 58-vjeçar shfaqet duke pozuar me fansat që e kanë njohur, por duke respektuar distancimin social.
Disa kohë më parë, 5 anëtarë të stafit të filmit “Mission Impossible” dhanë dorëheqjen, pasi aktori Tom Cruise i qortoi ashpër për shkak se kishin thyer rregullat antikoronavirus në studiot e Warner Bros, në Hertfordshire të Anglisë. (A2 Televizion)