30 prilli, afati i fundit për deklarimin e të ardhurave

Nga A2 CNN
26 Prill 2019, 11:20 | Ekonomi
30 prilli, afati i fundit për deklarimin e të ardhurave

Të gjithë ata që kanë të ardhura në shumën mbi 2 milionë lekë në vit duhet të dorëzojnë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave. Afati i fundit për deklarimin është data 30 Prill, ndërsa dorëzimi bëhet në rrugë elektronike përmes sistemit e-Filing.

Në këtë deklaratë përfshihen të ardhurat nga paga, dividenti, qiraja, shitja e pasurive të paluajtshme, etj.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve më pas bën vlerësimin mbi shumën që individi duhet të paguajë si tatim, apo mbi shumën që do i kthehet individit.

Plotësimi i pasaktë i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave mund të shkaktojë vendosjen e penaliteteve për individin deklarues, ndërsa detyrimin ligjor për plotësimin e saj e kanë edhe individët jo rezidentë që realizojnë të ardhura mbi 2 milionë lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos